Ekspozita fotografike “L’Italia che sognavamo” te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën fotografike “L’Italia che sognavamo”, e kuruar nga Brunella Garavini (Biblioteka Malatestiana e Çezenës) dhe Elton Koritari (EjAlbum)

Ekspozita u realizua falë bashkëpunimit të Bashkisë së Çezenës dhe Bibliotekës Malatestiana – Qendra e Kinemasë Qyteti i Çezenës, në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival. Pas TIFF expo ndalet te ne.

Të gjitha imazhet vijnë nga Arkivi Malatestiana / Qendra e Kinemasë e Qytetit të Cezenës.

Është një gjest që rikthehet vazhdimisht në fotografinë e skenës: dikush që kthen kokën pas. Një grua kalon përmes një sheshi dhe një turmë burrash kthehet për ta parë. Një regjisor kthehet drejt objektivit, i befasuar edhe vetë, ndërsa shkrep flashi i një paparaci. Kjo ekspozitë lind pikërisht nga ky gjest. Sepse kinemaja italiane e shekullit të XX nuk është thjesht një koleksion filmash: është ushtrimi më i madh i vështrimit që një Vend ka bërë ndonjëherë ndaj vetvetes. Nga rruga e Neorealizmit te ëndrrat e Fellini-t, ky është një udhëtim në të cilin objektivi ndryshon dy herë natyrën e tij. Fotografitë në ekspozitë e dëshmojnë këtë transformim jo nga salla e kinemasë, por nga prapaskenat: nga vendi ku ndërtohej ëndrra.

Për breza të tërë shqiptarësh, kinemaja dhe televizioni italian kanë qenë një dritare e ndaluar me pamje nga bregu tjetër i Adriatikut. Shtatëdhjetë kilometra det dhe një sinjal televiziv i kapur fshehurazi ishin gjithçka që ndante dhe bashkonte dy popujt. Italia, përpara se të ishte një destinacion, ka qenë një imazh: i ndritshëm, i dëshiruar, i ëndërruar.

Ishte një vështrim njëdrejtimësh. Prandaj, ajo që ekspozohet është pikërisht Italia që shqiptarët vëzhgonin, pothuajse të verbuar, gjatë errësirës së diktaturës dhe, në të njëjtën kohë, vetë mekanizmi që prodhonte atë verbim. – Elton Koritari

Ekspozita do të qendrojë e hapur për publikun në hapësirat e jashtme të @arkiviqendrorshteterorifilmit nga data 5 deri në datën 23 tetor 2026. Orari 9-16:00.

Date

06/10/2026
Kategorite

Location

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.