Ekspozita fotografike “Pusteci, natyra, trashëgimia, jeta” në Korçë
Ju ftojmë të zhyteni në një udhëtim vizual mes Prespës dhe komunitetit maqedonas të Pustecit, përmes objektivit të artistit Roland Beqiraj.
Punë unike, që sjellin portrete të thella, peizazhe të mrekullueshme dhe detaje nga tradita dhe kultura e këtij komuniteti, duke reflektuar shpirtin dhe identitetin e tij.
Një ekspozitë që flet për historinë, natyrën dhe jetën e përditshme e realizuar në kuadër të projektit “Minoriteti maqedonas në Pustec, trashëgimi brez pas brezi”, me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
📅 Data: 9 JANAR 2026
🕒 Ora: 11.00
📍 Vendi: Galeria e Artit “Guri Madhi”, Korçë
Date
- 09/01/2026
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Galeria e Arteve “Guri Madhi” Korçë