
Ekspozita fotografike “Shqipëria 1994 – Një popull në lëvizje” nga fotografi italian Gianni Bellesia
Në janar 1994, 📸 fotografi italian Gianni Bellesia 🇮🇹 udhëtoi drejt Shqipërisë 🇦🇱 për të dokumentuar rrugëtimin e vështirë të një populli që kërkonte të rindërtohej pas diktaturës. Mes ndihmave humanitare, rrëfimeve prekëse dhe ëndrrave të të rinjve për një jetë më të mirë, lindi një dëshmi vizuale e fuqishme për një kohë të trazuar, por plot shpresë.
📷 Ekspozitë fotografike “Shqipëria 1994 – Një popull në lëvizje”
Nga fotografi italian Gianni Bellesia
E kuruar nga z. Petrit Kozeli (Ambasador Kombi)
🗓 E premte, 3 tetor 2025
⏰ Ora 18:00
📍 Qendra Kulturore e Fëmijëve, Durrës
✨ Një rrugëtim vizual që s’duhet humbur!
