Ekspozita “GJITHÇKA QË SHOHIM FSHEH DIÇKA TJETËR” te MAG Gallery

“GJITHÇKA QË SHOHIM FSHEH DIÇKA TJETËR.”
———————————————————

Artan Peqini · Artan Buca · Dea Tili · Gentian Tabaku Parid Dule · Orlis Vathi – Shpëtim Kërçova

———————————————————

I ftuar i posaçëm: Gazmend Leka

Kurator Ardian Isufi

———————————————————

INAGURIMI: 15 Shtator 2026 – Ora 19.00 | @magdesign.art

Autostrada, Tiranë – Durrës km 0. www.magdesign.art

———————————————————

Të shohësh nuk do të thotë gjithmonë të kuptosh.

Figura mund të bëhet simbol.

Objekti mund të bëhet metaforë.

Ngjyra mund të bëhet kujtesë.

Drita mund të bëhet mungesë.

Arkitektura mund të bëhet psikikë.

Hapësirë e zbrazët mund të jetë plot me atë që nuk thuhet.

 

Ekspozita nis me një qëndrim estetik nga René Magritte “Gjithçka që shohim fsheh diçka tjetër.”, si një paradigmë ekzistenciale e artit modern se ajo që na shfaqet nuk është domosdoshmërisht ajo që ekziston.

Imazhi na premton qartësi, por vetë piktura apo skulptura na ofron dyshim. Ekziston një shtresë tjetër e fshehur pas çdo dukjeje të kujtuar e imagjinuar ose e pamundur për t’u emërtuar.

Hapsira altenative e artit bashkëkohor në Galeria MAG nuk kërkon të zbulojë domosdoshmërisht atë që fshihet pas imazhit, përkundrazi e vendos shikuesin përballë vetë aktit të të parit midis të dukshmes dhe të padukshmes.

Vepra e artit në këtë kuptim është një sipërfaqe që ndërmjetëson dhe rikrijon realitetin.

Magritte na orienton se imazhi nuk është identik me objektin!

Por, çfarë ndodh kur artisti e përdor pikërisht këtë distancë për të krijuar një realitet të ri?

Këtu fillon territori i kësaj ekspozite dhe veprat nuk duhen lexuar vetëm për atë që paraqesin, por edhe për atë që refuzojnë të tregojnë. Fshehja bëhet një akt estetik dhe mungesa bëhet një formë pranie, si dhe boshllëku fiton peshën e një figure.

Date

15/09/2026
Kategorite

Location

"MAG Gallery" Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.