Ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani në Durrës
🎨 Ftesë për Ekspozitë
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës personale të artistit Arben Kristani, me titull
“Gjurmë Penelatash”.
Përmes një udhëtimi plot ngjyra dhe dritë, artisti sjell në telajo emocionet e peizazheve shqiptare dhe ndjesitë e natyrës që frymëzojnë shpirtin krijues.
🗓 Datë: 15 nëntor 2025
📍 Vendi: Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia”, Durrës
⏰ Ora: 17:00
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor 2025.