Ekspozita “Gurët dhe Kristalet e Shqipërisë në Stoli Artizanale”

Nën sipërfaqe fshihet një histori që pret për t’u treguar. Projekti “Gurët dhe Kristalet e Shqipërisë në Stoli Artizanale” sjell një qasje të re mbi pasuritë natyrore të vendit, duke i shndërruar ato përmes artizanatit bashkëkohor.

Pas udhëtimeve në natyrën shqiptare, gurët dhe kristalet tona vijnë në formën e stolive të punuara tërsisht me dorë, ku përtej vlerës sentimentale, synohet ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia për artizanatin e qëndrueshëm dhe etik.

Ju ftoj më 25 tetor (ekspozitë) dhe 1 nëntor (workshop), ora 11:30, në Qendrën Kulturore Albanian Night @albanian.night.official, për të marrë pjesë në eventet e kushtuar këtij projekti.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit @mtks.gov.al

Date

25/10/2025

Time

11:30

Location

"Albanian Night" Tiranë

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.