Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli

Gallery of Contemporary Art Tirana ju fton në ekspozitën “Here and Now” nga artisti i njohur nga Gostivari, Verim Zendeli.

Një projekt i ri artistik që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij krijues, me një qasje bashkëkohore dhe ekspresive. Duke u frymëzuar nga reflektimet filozofike të Walter Benjamin mbi nocionet “këtu” dhe “tani”, Zendeli e vendos në qendër të ekspozitës dialogun mes veprës, hapësirës dhe publikut.

Arti i tij transformon materialet e zakonshme në hapësira për ndjesi e konceptualizime të reja, një vallëzim vizual mes formave e ngjyrave që fton për ta përjetuar “këtu e tani”.

🗓️ E mërkurë, 17 shtator
⏰ 19:00
📍 GOCAT, Piramida, Tiranë

👉 Ju mirëpresim!

Date

17/09/2025 - 26/10/2025

Time

19:00 - 20:30

Location

Piramida, Tirane

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.