Ekspozita “Hiri” nga Enea Ziu te “Galeria e Artit” Tiranë

Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës me titull “HIRI”, të artistit Enea Ziu, kuruar nga Kristian Zara.

📅 E mërkurë, 11 mars, ora 18:00

“Hiri”, si subjekt i kësaj ekspozite, eksploron pagëzimin si një thirrje ontologjike dhe pendesën si hapin e parë drejt transformimit shpirtëror.

Duke u nisur nga përshkrimi që Shën Augustini i bën njeriut — “njeriu i përthyer brenda vetes, në vullnet të lirë (homo incurvatus in se) dhe i aftë për t’u shëruar përmes ri-përqafimit me Zotin” — cikli paraqet zhvendosjen nga ego-izolimi drejt horizontit të gjerë të makrokozmosit hyjnor.

Ngjyra, kompozimi vertikal dhe motivet mitike artikulojnë tensionet midis së mirës dhe së keqes, ndërsa sjellja artistike e Teodramës, brenda tensioneve shoqërore të së tashmes, shërben si kujtesë e një aftësie të harruar, por gjithsesi të pandashme nga struktura psikike e njeriut: vetëshërimi.

🗓 Ekspozita do të qëndrojë e hapur:
11 – 29 mars 2026

🕙 Orari i vizitave:
E hënë – e premte: 10:00 – 18:00
E shtunë – e diel: 11:00 – 16:00

Date

11 - 29/03/2026
Kategorite

Location

"Galeria e Artit Tirane"

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.