
Ekspozita “Kadare në artet figurative” te COD
Ekspozita “Kadare në artet figurative”
Instituti Liberal Pashko ju fton të merrni pjesë në ekspozitën “Kadare në artet figurative”, organizuar në kuadër të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare – një nderim i veçantë për trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme letrare dhe kulturore.
Ekspozita shënon çeljen e projektit 3-mujor “Imazhi i Kadaresë dhe impakti i veprës së tij në artet figurative”, duke sjellë për publikun interpretimet pamore të disa prej artistëve më të spikatur shqiptarë mbi figurën dhe veprën e shkrimtarit tonë më të madh.
🎨 Një aktivitet që bashkon artin me kujtesën kolektive, dhe që e kthen figurën e Kadaresë në një burim të pashtershëm frymëzimi për brezat.
🤝🏼 Projekti realizohet në bashkëpunim me:
Bashkia Tiranë | Tirana European City of Sport 2023 | Credins Bank | COD | Universiteti Europian i Tiranës | UET Press | Akademia e Studimeve Albanologjike | Gazeta Liberale | Revista Liberale
🗓️ E martë, 1 korrik 2025, Ora 18:00,📍COD, Kryeministria
