Ekspozita “Kampionati i letërsisë botërore”
Në këto ditë të fundit të Kampionatit Botëror të Futbollit⚽️, kur të gjithë sytë janë nga dy skuadrat finaliste, ju ftojmë të bëni një pyetje ndryshe:
➡️ Po sikur Kampionati Botëror të zhvillohej në letërsi?
🏆 Cilado qoftë skuadra për të cilën bëni tifo, me siguri do të gjeni një përfaqësues të denjë edhe në “Kampionatin” e Letërsisë Botërore. Shkrimtarët më të mëdhenj, veprat që kanë lënë gjurmë dhe klasikët që vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë ju presin në një ekspozitë që ndërthur pasionin për sportin me magjinë e librit.
📍 Ekspozita është e çelur në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe mund të vizitohet gjatë gjithë javës.
Ejani të zbuloni se kush do ta fitonte trofeun… në letërsi! 📖✨
Date
- 18/07/2026
Location
- Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
- Rruga e Elbasanit, Tiranë