Ekspozita “Komunikim” nga Agron Bytyçi te Galeria “FAB” Tiranë

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë e veçantë t´ju ftojë në ekspozitën personale të artistit

AGRON BYTYÇI

‘’KOMUNIKIM’’

Inagurimi / 09 dhjetor / ora 18.00

Kohëzgjatja / 09 – 22 dhjetor 2025

Kurator / Zef Paci

Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura
Universiteti i Arteve

Paralajmërime Pikturash-Andrra (Dream Painting Warnings)
Ndër andrrat që trazojnë pavetëdijen e Agron Bytyçit, banojnë trazimet e zhgjandrrave të tij. Ai rrëfen se përgiatë tanë jetës, dy andrra i faniten pa ia nda: andrra e paraluftës dhe e mbasluftës. Akti i të pikturuemit pa prâ skena të përafërta (jo të njëllojta) andrrash, ndoshta asht pyetja për zgjedhjet e asaj çka do të kishte dishrue prej jetës. E ai, i ka ba disa zgjedhje përfshimjet, përkatsijet e kahut në jetë e në art.
Prirja artistike e autorit, me anë të simbolikës së çuditshme, me copëzimin e peizazhit të mistershëm, lëviz në territorin e surrealizmit. Në rininë e tij, gjatë kohës së studimeve akademike, por jo falë tyne, ai asht ndeshë me të e asht ndi i joshun prej tij. Figurativiteti surrealist mund të ketë marrë një shtysë fillestare edhe në reagimin kundërshtues ndaj imponimit të kahut të akademisë, një divergjencë, jo aq e pazakontë në fushën e shkollimit artistik. Në atë mjedis shkollor ku mbizotnonte tradita abstrakte, studenti-artist ose e përqafon, ose e refuzon dhe zgjedh një rrymë figurative që asht po aq “radikale”. E surrealizmi, në këtë kuptim, bahet për të një formë kundërshtie e rebelimi, dhe një gjuhë për të rifitue imagjinatën vetjake. (Teksti i plote ne Fb)

Date

09 - 22/12/2025

Time

18:00 - 18:00

Location

Galeria Fab

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.