Ekspozita “Let Us Meet in Between” nga Ledia Kostandini te Pallati me Kuba – poshtë Studio Kadare

Të dashur miq,
Jam e lumtur t’ju ftoj në ekspozitën time Let Us Meet in Between, e cila hapet më 15 nëntor 2025 në Pallatin me Kuba. Jeni të mirëpritur ta vizitoni në çdo moment ndërmjet orës 12:00–17:00.
🗓️ 15 nëntor 2025
🕛 Hapje gjatë gjithë ditës: 12:00–17:00
📍 Apartamenti Nr. 1, Pallati me Kuba – poshtë Studio Kadare, kati i parë
Ekspozita shpalos një udhëtim të gjatë artistik. Nga viti 2011 deri në 2025 kam udhëtuar nëpër Shqipëri, duke ndjekur gjurmët e dhjetëra kartolinave të vjetra që dikur i dërgoheshin gjyshit tim gjatë viteve të izolimit socialist (1950–1980). Në kërkim të së njohurës dhe të harruarës, jam kthyer në të njëjtat vende – fabrika, monumente, qendra qytetesh e parqe – dhe i kam rifotografuar nga i njëjti kënd, ashtu si në kartolinat e dikurshme.
Kartolinat janë kthyer në post-kartolina, duke lënë një hapësirë në mes për ju që ta eksploroni.
Let Us Meet in Between është shfaqur për herë të parë në Bazament Art Space (2018) dhe më pas në Institut des Cultures d’Islam, Paris (2022). Që atëherë, projekti ka vijuar të zhvillohet mes ndryshimeve të padukshme që formësojnë kohën dhe vendin.
Ky kapitull i ri zhvillohet në Apartamentin Nr. 1 të Pallatit me Kuba – një hapësirë shtëpiake që së shpejti do të kthehet në MIA, një muze i vogël i trashëgimisë materiale shqiptare.
Deri atëherë, le të ndajmë këtë moment të shkurtër kalimi, ku ekspozita ime, ashtu si vetë hapësira, bëhet një pikë takimi e kujtesës, kohës dhe transformimit – një histori që vazhdon të zhvillohet, jo të përfundojë.
Hyni nga pjesa e pasme e ndërtesës dhe ngjituni në katin e parë. Mos trokitni – dera do të jetë e hapur 🙂
Shihemi së shpejti,
Ledia

Date

16 - 30/11/2025

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Pallati me Kuba
Apartamenti Nr. 1, Pallati me Kuba – poshtë Studio Kadare, kati i parë

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.