
Ekspozita “Lëvizje në qiellin e brendshëm” nga Nervina Tabaku në Korçë
Kam kënaqësinë t’ju ftoj në ekspozitën time personale “Lëvizje në Qiellin e Brendshëm”, që do të mbahet në @gal_eriaeartit Korçë nga 30 gusht – 7 shtator 2025.
Kjo ekspozitë është një udhëtim përmes dritës dhe ngjyrës, një përpjekje për të kapur lëvizjet e padukshme të shpirtit – ato qiellore hapësira që jetojnë brenda nesh dhe marrin formë në telajo. Çdo vepër është një ndalesë, një frymëmarrje, një kujtesë se qielli i brendshëm është gjithmonë në lëvizje.
Ju mirëpres me shumë dashuri.
