Ekspozita “Light in the deep” nga Blerta Xhomo te Galeria “FAB” Tiranë

Të nderuar miq, Galeria FAB ka nderin t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale të piktores së mirënjohur

BLERTA XHOMO
“LIGHT IN THE DEEP”

Kuruar nga Daniela PRONESTI & Armand XHOMO

Inagurimi: dt. 22 janar, ora 18.00
Kohëzgjatja. 22 janar / 1 shkurt 2026
Oraret 10.00 / 13.00 dhe 17.00 / 20.00
Galeria FAB / Fakulteti i Arteve të Bukura
Universiteti i Arteve,
Rruga Ibrahim Rrugova, 22 / Tiranë

Tekstet kuratoriale

Blerta Xhomo
Light in the deep
Në ekspozitën “Light in the deep” (“Dritë në Thellësi”), Blerta Xhomo eksploron dualizmin në zemër të ekzistencës, të pazgjidhshëm të qenieve njerëzore midis dritës dhe hijes, të mirës dhe së keqes, materies dhe shpirtit – si dimensione kundërshtuese, por njëkohësisht thelbësore për arritjen e një ekuilibri më të lartë. Në veçanti, artistja përfaqëson përplasjen e vazhdueshme të forcave që lëvizin thellësisht individin, duke e bërë atë të lëkundet mes qiellit dhe tokës, shpëtimit dhe mallkimit, duke alternuar momente vitaliteti, pasioni dhe dehjeje, me hovin e shpirtrave të gatshëm për të fluturuar, me imazhe që tregojnë për rënie, pengime mbi copëza të mprehta, rikthime në materialitetin e botës, në kalimin nga empiriumi në limbo. Xhomo propozon një udhëtim “në brendësinë e njeriut” që kujton Danten, i shprehur në mënyrë piktorike përmes një gjuhe që bashkon traditën e madhe të ekspresionizmit evropian – me ngjyra të forta, kontrastuese dhe qëllimisht jo-natyrore, të përdorura në mënyrë simbolike, figura të shtrembëruara dhe jorealiste, penelata energjike dhe të gjalla – me dramën e kompozimit barok, duke theksuar vijat diagonale, të pjerrëta dhe të lakuara që i japin skenës një dinamizëm të fuqishëm, duke sugjeruar një tension të theksuar emocional, ndonjëherë të thelluar nga kontrasti mes sfondit të errët dhe së bardhës së ndritshme të figurave. Në disa vepra, dallohet ndikimi futurist përmes vijave të fuqishme, që përcjellin ndjesinë e shpejtësisë dhe lëvizjes, të një energjie të brendshme që rrezaton nga figura drejt hapësirës përreth. (Tekstet e plota ne fb)

Date

22/01/2026 - 01/02/2026
Në zhvillim
Kategorite

Location

Galeria Fab

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.