Ekspozita “Mes nesh” – Edicioni I në Durrës
🌸 “Mes Nesh” 🌸
✨ Edicioni i Parë ✨
Me datë 8 Mars, ora 18:00, ju ftojmë në hapjen e Edicionit të Parë të ekspozitës “Mes Nesh”.
Një takim artistik që sjell së bashku punimet e disa artisteve, ku arti bëhet zë, ndjesi dhe dialog mes nesh.
Në këtë ditë simbolike, përmes artit pamor festojmë krijimtarinë, ndjeshmërinë dhe fuqinë shprehëse të gruas.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më datë 18 Mars 2026.
📍 Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” Durrës
🗓 8 – 18 Mars 2026
🕕 Ora 18:00
Ju mirëpresim! ✨