Ekspozita “Midis formës dhe shpirtit” nga Kristi Baba te Galeria “Fab” Tiranë

Të nderuar miq, Galeri FAB ka kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ekspozitën tribut dedikuar krijimtarisë së artistit:

KRISTI BABA

‘’MIDIS FORMËS DHE SHPIRTIT’’

Kuruar nga ARDIAN ISUFI / ZEF PACI

Dt. 8 Prill, ora 19.00

Kohëzgjatja: 8 – 13 prill 2026

Galeria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura

Universiteti i Arteve

Rr. Ibrahim Rrugova, nr. 22 Tiranë.

MIDIS FORMES DHE SHPIRTIT

KRISTI BABA

“Ekzistenca nuk është ajo që na jepet, por ajo që ndërtojmë në përballje me të panjohurën“

Krijimtaria e Kristi Baba shfaqet si një territor i ndjeshëm ku jeta dhe arti ndërthuren në mënyrë fluide, duke krijuar një gjuhë pamore që buron nga përvoja e drejtpërdrejtë dhe reflektimi i brendshëm. Forma nuk është thjesht kufi por shfaqje në këtë hapësirë të ndërmjetme, ndërsa shpirti nuk është abstraksion por përjetim dhe hulumtimet e tij artikulohen si një proçes i vazhdueshëm i qënies. Rrugëtimi i tij artistik edhe pse i ndërprerë herët mbart një intensitet të veçantë, shfaqet si një varg fragmentesh të një kërkimi më të gjerë dhe një përpjekje për të kuptuar realitetin përmes ndjesisë dhe mendimit.

Veprat e tij qëndrojnë në një ekuilibër të brishtë mes reales përfytyrimit, duke lënë hapësirë për interpretim dhe përfshirje personale. Aty ku forma bëhet e depërtueshme dhe shpirti merr trajtë, krijohet një fushë reflektimi që e fton shikuesin në një ndalesë të brendshme përballë imazhit dhe në kontrast më të mprehtë ekzistencial në dilemat e tij,”ku je gjithçka dhe njëkohësisht nuk je asgjë” , në ndriçime dhe pasqyrime shpirtërore ashtu siç Egon Schiele thekson: “Të gjitha cilësitë e bukura dhe fisnike janë bashkuar tek unë… Unë do të jem fryti që do të lërë pas gjallëri të përjetshme edhe pas shkatërrimit të tij. Sa i madh duhet të jetë gëzimi juaj, që më keni lindur.”

Date

08/04/2026
Kategorite

Location

Galeria Fab

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.