Ekspozita “Në lule të rinisë” te “Hangart” Tiranë
“Në lule të rinisë…”, është një projekt artistik dhe terapeutik i zhvilluar me të rinjtë në institucionin e të miturve në Kavajë, i cili eksploron identitetin, imazhin e vetes dhe nevojën për t’u parë e për t’u dëgjuar.
Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim ndërmjet Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), Caritas Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke krijuar hapësira për reflektim, dialog dhe shprehje kreative.
📍 HangArt, Kinostudio
🗓 26 maj 2026, 18:00