
Ekspozita “Nga skutat e skenës së artit” nga Bardhyl Bukri
Në zemër të Tiranës, ku ritmi i përditshëm takon sfidat e mjedisit, artisti autodidakt 𝗕𝗮𝗿𝗱𝗵𝘆𝗹 𝗕𝘂𝗸𝗿𝗶 sjell një vizion të ri dhe frymëzues përmes krijimtarisë së tij !
🔹Duke punuar pranë ndërmarrjes së pastrimit të qytetit “𝗘𝗰𝗼 𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻𝗮”, materialet e braktisura si ngjyrat, bojrat, tekstilet apo metali e letra, ai nuk i sheh vetëm si mbetje por si potencial për t’i transformuar në krijime të mrekullueshme që tregojnë mundësinë e ndryshimit dhe reflektimit.
🔹 Ky është një akt i transformimit dhe një thirrje për të parë mundësinë në çdo gjë, edhe në ato që mendojmë se janë pa vlerë.
📅 Hapja: 𝟭𝟯 Tetor 2025, ora 𝟭𝟴:𝟬𝟬
🗓 Ekspozita qëndron e hapur: 𝟭𝟯 – 𝟭𝟳 Tetor 2025
📍 𝗚𝗔𝗧, ambienti i sipërm, 𝗞𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗞𝗮𝘁ë𝗿𝘁
Për më tepër, ekspozita mbështet dhe promovon kulturën e 𝗣𝗮𝗸𝗶𝗰ë𝘀 𝗞𝗼𝗺𝗯ë𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗘𝗴𝗷𝗶𝗽𝘁𝗶𝗮𝗻𝗲 në Shqipëri, në ditën kombëtare e të rëndësishme për komunitetin egjiptian.
Njihuni me artin që sjell kreativitet dhe reflektim dhe bëhuni pjesë e një ngjarjeje të veçantë!
