Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër
𝙊𝙇𝘽𝘼𝙉𝙄𝘼
Kuruar nga Sara Dolfi Agostini
𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐚𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐕𝐢𝐝𝐞𝐨 është një kolektiv i krijuar në vitin 2004 nga artistët 𝐏𝐚𝐨𝐥𝐨𝐥𝐮𝐜𝐚 𝐁𝐚𝐫𝐛𝐢𝐞𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐫𝐜𝐡𝐢, 𝐀𝐥𝐛𝐞𝐫𝐭𝐨 𝐂𝐚𝐟𝐟𝐚𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢, 𝐌𝐚𝐭𝐭𝐞𝐨 𝐄𝐫𝐞𝐧𝐛𝐨𝐮𝐫𝐠, 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐞𝐚 𝐌𝐚𝐬𝐮 dhe 𝐆𝐢𝐚𝐜𝐨𝐦𝐨 𝐏𝐨𝐫𝐟𝐢𝐫𝐢. Ata jetojnë mes Nju Jorkut, Berlinit, Palermos, Gjenovës dhe Aljezurit në Portugali. Veprat e 𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐚𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐕𝐢𝐝𝐞𝐨 janë ekspozuar ndërkombëtarisht në muze dhe institucione arti si Künstlerhaus Bethanien, Berlin (2005), Ekspozita e 52-të Ndërkombëtare e Artit – Bienalja e Venecias (2007), Manifesta 7 në Itali (2008), Bienalja Dyqytetëshe e Urbanizmit dhe Arkitekturës Shenzhen & Hong Kong (2009), Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo në Torino (2010), Muzeu MAXXI në Romë (2010), Performa 09 dhe Performa 11 në Nju Jork (2009/2011), MoMA PS1 Performance Dome në Nju Jork (2012), Galeria Greene Naftali në Nju Jork (2013), PAC Padiglione d’Arte Contemporanea në Milano (2014), Hamburger Bahnhof në Berlin (2015), Ekspozita Kuadrienale në Romë (2016), retrospektivë filmike në Spazio Oberdan në Milano (2016), Manifesta 12 në Palermo (2018), Galeria Campoli Presti në Paris (2019), Fondazione VAC në Venecia (2019), Museo Nivola në Orani (2021), Macro Mattatoio në Romë (2022).
Ata kanë botuar dy vëllime: Turbo Film – e ardhmja e pasigurt e imazheve në lëvizje, botuar nga Lupetti Editore (2016); dhe Incompiuto – lindja e një stili, botuar nga Humboldt Books (2017/2025), me kontribute, ndër të tjerë, nga Marc Augé, Gabriele Basilico, Leoluca Orlando, Antonio Ricci, Salvatore Settis, Wu Ming dhe Paul Virilio.
Ata kanë fituar disa çmime, përfshirë çmimin e Festivalit të Filmit Lo Schermo dell’Arte, Firence (2011), Çmimin Paul Thorel, Napoli (2024) dhe Çmimin Tosetti Value Photography Award / Artissima, Torino (2025).