Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)” në Shkodër
“Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)” vjen në Shkodër.
Ekspozita historike e organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Instituti Italian i Kulturës @iictirana , sjell një rrëfim mbi 100 vite histori financiare dhe kombëtare. Përmes monedhave e kartëmonedhave të rralla, dokumenteve arkivore dhe objekteve origjinale, ekspozita ndërlidh historinë e Banka e Shqipërisë me zhvillimet politike, ekonomike dhe gjeopolitike që kanë formësuar vendin.
✨ Monedha dhe kartëmonedha të rralla
📜 Dokumente historike dhe artefakte të prodhimit të parasë
🏛️ Arkitektura e viteve ’30 dhe trashëgimia numizmatike shqiptare
📍 Kinema Republika, Bulevardi “Skënderbeu”, Shkodër
🗓️ 3–7 mars 2026
🕘 09:00–17:30
Hyrja e lirë.
Vizita me guidë gjatë orarit zyrtar. Duke qenë e vendosur në hollin e kinemasë, ekspozita mund të vizitohet edhe pa guidë gjatë orarit të funksionimit të kinemasë.
Date
- 03 - 07/02/2026
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Kinema "Republika" Shkodër