
Ekspozita personale e Edi Kojanit në Shkodër
🖼Personazhi i ftuar 2025
Galeria e Arteve Shkodër
Bashkia Shkodër
Ka nderin te ftoje dhe te mireprese me
🔴date 17 tetor 2025
🟢Ora 19:00
🤝çeljen e ekspozites personale te autorit nga Vlora Z.Edi Kojani
🎨Prej vitesh galeria e Arteve Shkoder ne programin e saj priret te kete prane vetes dhe publikut artedashes shkodran artiste dhe vepra qe çmohen per nga niveli i larte artistik dhe estetik.
Keto ftesa jane rezultat i nje kerkimi te sinqerte qe ka ne thelb shnderrimin e hapsires artistike te Galerise se Shkodres ne nje mundesi njohje vlerash, qendrimesh e bashkendarje gjeresish dhe kenveshtrimesh artistike jo te efektit me shume se sa vetedijesimit te ekzistences se artit te kultivuar shqiptar.
Ndaj ftesa drejtuar piktorit Edi Kojani nje artist i cili mbeshtet lirisht ne traditen e Shkolles piktorike shqiptare perben thelbin e misionit te ketij eventi
👍Edmond Kojani eshte një nga emrat që i ka dhënë ngjyrë, shpirt dhebforce shprehese ne bazjdimesi artit shqiptar. Në vitin 1985 mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, duke hedhur hapat e parë në trashgimine Artistike te Vlorës e jo vetem.
Pas disa viteve emigrimi, ku punoi si ikonograf, u kthye në Vlorë për t’iu përkushtuar brezave të rinj. Nga viti 2004 deri në vitin 2022 ishte mësues i Shkollës Artistike, ku dhjetëra nxënës gjetën frymëzim dhe udhëzues në rrugën e tyre krijuese.
Prej tre vitesh ai është Kurator i Galerisë së Arteve të Vlorës, duke i dhënë qytetit një hapësirë të gjallë dialogu mes artit dhe publikut.
Ka qenë pjesëmarrës i grupimit “Pranvera”, i ekspozitave të fundvitit në Berat e Fier, si dhe autor i 27 ekspozitave vetjake, njëra prej tyre e zhvilluar në Greqi. Pjesëmarrja në kolonitë e artit të Institutit të Librit dhe Promocionit e vendosi atë ndër figurat e angazhuara në jetën kulturore të vendit.
Vlerësimet e shoqërojnë rrugëtimin e tij: në vitin 2005 u nderua me çmimin “Njeriu i Vitit” nga Bashkia Vlorë, ndërsa Shoqata Labëria e ka shpallur personalitet të shquar të artit dhe kulturës.
