Ekspozita personale “Plisi në histori” e artistit Eduart Karaj te Galeria e Artit Tiranë
Galeria e Artit Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë në çeljen e ekspozitës personale “Plisi në histori” të artistit Eduart Karaj!
Një prezantim dinjitoz që risjell në vëmendje simbolin kombëtar shqiptar – Plisin (Qeleshen) – si formë artistike, skulpturore dhe mitologjike mbi figurën e të parëve tanë.
Ekspozita bashkon pikturën dhe skulpturën në një dialog të vetëm, duke trajtuar elementë si gdhendja në dru, vaji akrilik dhe linoleumi, në një frymë bashkëkohore me rrënjë folklorike.
🗓 04 Nëntor 2025
🕘 Ora 18:00
📍 Galeria e Artit Tiranë, Rruga e Kavajës, godina e Prefekturës
#GaleriaEArtitTiranë
#Plisi
#EduartKaraj
#ArtiBashkëkohor
#IdentitetiShqiptar
#TrashëgimiaShqiptare
#PikturëDheSkulpturë
#DialogMeTraditën
#FormaDheMite
#KulturaNëLëvizje