Ekspozita “Pertej kufirit dhe portave” nga Artan Peqini te “Galeria FAB”

Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën e rradhës të artistit të mirënjohur

ARTAN PEQINI

PËRTEJ KUFIRIT DHE PORTAVE
(pasdite e përjetshme)

Kuruar nga Najada Hamza

Inagurimi: dt. 3 maj, ora 19.00
Kohëzgjatja 3 maj- 21 maj 2023

Galeria FAB
Universiteti i Arteve, Tiranë

Në udhëtim,.. përsëri

“Më pas, ne kuptojmë një mijë gjëra të vogla që ndihmojnë për t’i shfaqur gjërat e mëdha në dritë, dhe njeriu hyn, si të thuash, në kontakt të drejtpërdrejtë me antikitetin.”

Leon Rey, në Apolloni

Pasdite e Përhershme /           Ka ndodhur me të gjithë ne. Të gjithë kemi qenë prezent një ditë, a një pasdite në magjinë e kodrave të Apollonisë. Të gjithë jemi përhumbur në atë dritë verbuese, ku era përkund barin dhe aroma e ngrohtë mesdhetare përvidhet në tempullin e braktisur. Duket se është po ajo dritë e studios së ciklit të parë. Ajo drita e ngrohtë e pasdites që faneps të gjithë personazhet, i zhbën konturet dhe gjestet si për t’i projektuar drejt një riti mistik, që penetron në mjegullën e një kohe të shkuar.

Pasdite e përhershme është evokimi i kësaj ndjesie. Një atmosferë ndjellëse e përcaktuar nga dëshira për udhëtim, si nevojë për shkëputje, për t’u shtyrë larg, tutje zhurmës të së përditshmes. Sepse çdo pikturë është një udhëtim tjetër. Një udhëtim drejt një peizazhi mes ëndrrës dhe realitetit, ku dimensioni i kohës aspiron të tejzgjatet gjithnjë e më tepër. Nëpërmjet këtij qëllimi transhendental, Peqini projekton në një version soft të udhëtimit të tij imagjinar, prej studios së vet, ku projektohet dhe kërkimi i tij estetik i sipërfaqes piktorike. Të gjitha këto bashkë tejzgjaten në qëllim dhe formë drejt një pasditeje të përhershme, pse jo si një botë fantazie, tokësore aq sa fantastike, si ai artisti i cili nisi të pikturojë botën për të zbuluar në të linjat e portretit të tij.

Date

03 - 21/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

Galeria Fab
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart