Ekspozita “Prani” nga Ergys Zhabjaku te Piramida
“Gallery of Contemporary Art Tirana” ju fton në çeljen e ekspozitës “PRANI”, nga Ergys Zhabjaku.
Artisti thekson elementë të asaj që çdo ditë përjetojmë por njëkohësisht e anashkalojmë. Koha, ngjarja, ritmi, fryma e madje vetë ekzistenca janë mbërthyer në një çast fluturak.
“Kjo përzgjedhje nuk është thjesht një koleksion i të përditshmes, por dhe një dritare që sheh nga një kohë tjetër; andej ku e zakonshmja shndërrohet në një shfaqje dhe secili kalimtar bëhet protagonist.” – Ergys Zhabjaku
Vizitoni Gallery of Contemporary Art Tirana për të përjetuar nga afër ekspozitën Prani të artistit Ergys Zhabjaku. Ekspozita është e hapur deri më 7 dhjetor.
Date
- 05/11/2025 - 07/12/2025
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Piramida, Tirane