Ekspozita “Qyteti i dehur” nga Anastas Konstandini (Taso) në Pogradec

Miq, kam kënaqësinë t’ju ftoj në çeljen e ekspozitës sime personale, “Qyteti i Dehur”.

📍 Galeria e Arteve (Qendra Multifunksionale), Pogradec

🗓 hapja, 18 Korrik

🕖 ora, 19:00

“Atelieja e artistit, e shndërruar nga një mjedis i dikurshëm pune familjare dhe vatre gatimi, shërben si hapësira ku e përditshmja shkrihet me aktin krijues. Kjo afërsi fizike mes shtëpisë dhe vendit të punës e shndërron krijimtarinë në një proces mistik, ku kujtimet e fëmijërisë, ritet e thjeshta të jetës qytetare dhe traditat e vendlindjes bëhen lëndë e parë për pikturën, duke e bërë çdo detaj të jetës një embrion arti të vërtetë.

I shtyrë nga nevoja për të dokumentuar një realitet që po tjetërsohet, ky cikël prej 50 pastelesh eksploron gëzimin, humorin dhe euforinë e jetës së thjeshtë. I frymëzuar nga fryma e rrëfimeve të Mitrush Kutelit, Taso synon të mbajë gjallë dashurinë për origjinën dhe të dëshmojë atë mënyrë jetese ku gëzimi dhe festa ishin thellësisht njerëzore, duke u ofruar një pasqyrë edhe atyre që janë shkëputur fizikisht nga vendi i tyre ” .

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 18 Korrik deri më 1 Gusht, çdo ditë me oraret:

Paradite: 11:00 – 13:00 / Mbasdite: 18:00 – 20:30

Ju mirëpres!

Date

19/07/2026
Kategorite

Location

Galeria e Arteve, Pogradec

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.