Ekspozita retrospektive “Guri Madhi” te “Galeria e Artit Tirane”

Nëse sot kemi një Universitet të Arteve, ku vit pas viti përgatiten dhe inkurajohen artistë të rinj për të vazhduar rrugën e tyre në art, kjo falë një personaliteti të rëndësishëm të botës së artit të viteve ’60 në vendin tonë, artistit Guri Madhi.
Megjithatë, themelimi i Akademisë së Arteve në Vitin 1960 nuk do të mbetej e fundit arritje e një njeriu kaq vizionar. Pak vite më vonë ai u nderua me titullin më të lartë artistik, “Piktor i Popullit”!
Djaloshi i shkollës së vizatimit në Korçë i cili spikati në secilin aktivitet a detyrim që koha vendoste përballë tij, por gjithmonë, me shpirtin artistik dhe dashurinë e madhe për të bukurën.
Artisti që pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij i’a dedikoi Shqipërisë, përditshmërisë, luftës, kulturës, trashëgimisë, historisë e gjithë të papriturave që ajo i solli këtij vendi kohë pas kohe.
Piktori i cili bëri të mundur që Shqipëria të përmendej në galeritë më të mëdha të botës, falë pjesëmarrjeve të tij në aktvitete të rëndësishme artistike, për të cilat sigurisht ishte i denjë e i përgatitur.
E tashmë…përpara syve të një publiku gjithmonë e më shumë të shpërndarë, një zhvllimi kulturor herë pas here kaotik, një epoke dixhitale me komunitete virtuale e distanca të mëdha fizike, vendoset kjo ekspozitë, me vepra të pazbuluara më parë të këtij artisti të jashtëzakonshëm!
Publikut do t’i afrohen në këtë rast krijime, pjesa më e madhe e të cilave janë të pa njohura deri tani.
Kjo përbën një pjesë të asaj pune krijuese që ky artist pasuroi jo vetëm me krijimtarinë e tij por edhe artin shqiptar në përgjithësi. Në to arrin të afrohet para publikut shpirti, ndjesia, frymëzimi i një artisti i cili ka ditur t’a sjellë historinë shqiptare të luftës dhe aktualitetit përmes veprave dinjitoze dhe me mjeshtëri të rrallë.
Me artin e tij, Guri Madhi preku momente të rëndësishme për vendin tonë të cilat mbeten si dëshmi e një arti të angazhuar, krijuar nga një artist patriot.
Falë ruajtjes me fanatizëm nga familja, të veprave të tij në një fond të pasur sa vetë jeta, kjo ekspozitë vjen si një panoramë e plotë e asaj çfarë me të vërtetë do të thotë ART!

Date

07/03/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30

Location

Galeria e Artit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart