Ekspozita “Rezonanca e fytyrës – Bekim Dyla”

Rezonanca e fytyrës – Bekim Dyla
30.10. – 22.11.2025

Hapja e ekspozitës:
E enjte, 30 tetor 2025, 19:00h

TULLA-Culture Center ka kënaqësinë t’iu ftojë në hapjen e ekspozitës Rezonanca e fytyrës nga Bekim Dyla, një ekspozitë multimediale që përfshin piktura, vizatime dhe tinguj.

Prej vitesh, Dyla eksploron fytyrën njerëzore si një hapësirë transformimi — një sipërfaqe ku identiteti përçahet, riformohet dhe zbulon emocione të fshehura. Figurativisht, ai kërkon ato gjurmë që mbeten pas tronditjeve – termeteve emocionale të cilat mbërrijnë pa paralajmërim – që lënë fragmente të cilat e ndërtojnë rezonancën e fytyrës.

Brenda këtyre tronditjeve, portretet e gjalla dhe psikologjikisht të ngarkuara të Dylës – të banuara nga qenie groteske – na përballin me gjallërinë e gjendjes njerëzore.

Në një epokë të dominuar nga imazhet e filtruar dhe shfaqjet sipërfaqësore, Dyla e rikthen fytyrën si vend të së vërtetës – ku ndjenja, brishtësia dhe prania shfaqen me ndershmëri të plotë. Çdo portret kap nuanca të çastit, intensitete të qeta që flasin përtej fjalës e përtej heshtjes.

Në këtë ekspozitë, piktura dhe tingulli ndërtojnë një urë arkitektonike mes perceptimit dhe emocionit – duke rezonuar përmes shqisave dhe duke na bashkuar në njerëzoren e përbashkët.

Date

30/10/2025 - 22/11/2025

Time

19:00 - 18:00

Location

Tulla Culture Tiranë

Kategorite

Organizer

Tulla Culture Tiranë
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.