Ekspozita “Salvador Dali” te “COD Kryeministri”
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka kënaqësinë t’ju ftojë në një ekspozitë premierë dhe krejtësisht të veçantë të një prej artistëve më të jashtëzakonshëm të surrealizmit botëror, Salvador Dalí.
Ekspozita “Salvador Dalí” është pjesë e “Koleksioni Argillet” e koleksionistes znj. Christine Argillet, një arkiv shumë personal i gravurave dhe vizatimeve të rralla të Dalí, nga viti 1934 e deri në fund të viteve ’70.
Këto vepra të ekspozuara në shumë vende të botës tashmë do të vijnë edhe në Tiranë, me pjesëmarrjen e znj. Christine Agillet, e njohur si një nga të paktët persona që mund të dëshmojnë dhe ndajnë detaje personale nga procesi i punës, por edhe nga jeta e gjeniut Salvador Dalí.
10 prill – 23 maj 2026
Ju mirëpresim!
Qendra për Hapje dhe Dialog
COD