Ekspozita “Shift” nga Shuk Orani në Tiranë

SHIFT shënon ekspozitën e parë personale të Shuk Orani në Shqipëri, një udhëtim përmes një territori të kontestuar mes ndjeshmërisë njerëzore, shenjës dhe inteligjencës artificiale. Artisti i lindur në Prishtinë (me bazë në Gjermani) sjell telajot e tij monumentale abstrakte në dialog me një nga pyetjet më urgjente me të cilat përballen sot artistët: çfarë mbijeton nga arti përballë machine learning?

Ekspozita lëviz mes dy gjendjeve të perceptimit: njëra transparente, e klasifikuar dhe plotësisht e lexueshme; tjetra kërkuese, fizike dhe e paplotë. Vizitorët kalojnë nga një botë ku gjithçka ofrohet në një tjetër ku asgjë nuk jepet falas, ku kuptimi duhet fituar përmes vëmendjes, durimit dhe gatishmërisë për të qëndruar në pasiguri. Është pikërisht ky kalim, kjo zhvendosje (shift), të cilën ekspozita e bën të dukshme si përvojë dhe si argument.

Në thelb, SHIFT nuk është një ekspozitë mbi teknologjinë. Është një ekspozitë për atë që teknologjia nuk mund ta bëjë: të banojë në mosdijen si një kusht krijues, të gabojë në mënyrën e duhur, apo të gjejë atë që nuk e kërkonte. Orani nuk i reziston makinës, teknologjisë, ai e përdor këtë përballje për të identifikuar akoma me më shumë saktësi atë që mbetet në mënyrë të pakthyeshme e tija si artist, si qënie!

 

 

Date

25/03/2026
Kategorite

Location

GALLERY OF CONTEMPORARY ART TIRANA
Pyramid of Tirana, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë 1001, Albania

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.