
Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”
📸 Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”
COD ka kënaqësinë të ftojë publikun në hapjen e një ekspozite unike që sjell për herë të parë përpara publikut shqiptar një thesar historik dhe fotografik të rrallë: Shqipëria e vitit 1921, e dokumentuar nga antropologu dhe akademiku i shquar zviceran Eugène Pittard.
🇦🇱🤝🇨🇭 Në këtë udhëtim vizual mbresëlënës, Pittard na rikthen një shekull pas, përmes qindra fotografive që pasqyrojnë jetën e përditshme, portretet, qytetet dhe fshatrat shqiptare, me syrin e një humanisti të vërtetë. Ekspozita shoqërohet me instalacione, video dhe elementë të realizuar posaçërisht për një përvojë sa historike aq edhe emocionale, ku dëshmohet miqësia zvicerano-shqiptare dhe një homazh për trashëgiminë tonë kulturore.
🗓 21 Tetor, ora 18:00
📍 COD – Qendra për Hapje dhe Dialog
