Ekspozita “Shqipëria përmes syve austro-hungarezë” te Muzeu Arkeologjik Durrës

Shqipëria përmes syve të Monarkisë Dualiste
====================================

Në vitin 2019 pata kënaqësinë të kuratoroja ekspozitën “Shqipëria përmes syve austro-hungarezë” në Muzeun Historik Kombëtar.

Përmes fotografive të rralla, dokumenteve dhe materialeve arkivore, ekspozita sillte para publikut një Shqipëri të një kohe tjetër: qytete historike, peizazhe mahnitëse, monumente kulture dhe jetën e përditshme të shqiptarëve në prag të krijimit të shtetit modern.

Interesimi austro-hungarez për Shqipërinë nuk ishte vetëm politik apo diplomatik. Studiues, fotografë, ushtarakë dhe udhëtarë dokumentuan historinë, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë tonë kulturore, duke lënë pas një pasuri të çmuar dëshmish që sot na ndihmojnë të njohim më mirë të kaluarën tonë.

Këto fotografi nuk janë thjesht imazhe të së shkuarës. Ato janë ura kujtese mes dy popujve dhe dëshmi e lidhjeve të hershme kulturore e intelektuale mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Date

24/06/2026
Kategorite

Location

Muzeu Arkeologjik Durrës

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.