Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living

SOFT POWER

Hapsira Alternative e Artit Bashkëkohor

INAGURIMI: 18 Mars 2026 – Ora 18.00 | MAG Design – Art – Living – Autostrada, Tiranë – Durrës km 1. www.magdesign.art

MERITA SELIMI | ARTAN PEQINI | ALBES FUSHA | ARDIAN ISUFI

I ftuar special FATMIR MIZIRI

 

Ekspozita eksploron format e pushtetit të padukshëm në ato mekanizma subtilë përmes të cilëve ndikimi ushtrohet jo nëpërmjet forcës, por ndërmjet fluiditetit të gjuhës pamore, estetikës, kujtesës, trupit, territorit dhe narrativës kulturore për të amplifikuar zërat e margjinalizuar.

Në kontekstin e shoqërive bashkëkohore “Soft Power” si koncept është përkufizuar nga Joseph Nye i Universitetit të Harvardit që përshkruan aftësinë për të tërhequr dhe për të përvetësuar në vend që të detyrojë, ku kufijtë mes politikës, medias, dhe artit janë gjithnjë e më të paqarta duke ngritur në pikëpyetje mënyrat se si formohet mendimi apo identiteti në hapësira reflektimi mbi raportin mes individit dhe strukturave që e rrethojnë. Shpeshherë në vend të dominimit të drejtpërdrejtë pushteti manifestohet si prani e heshtur, si ndikim emocional, simbolik dhe perceptiv.

Merita Selimi eksploron gjurmët emocionale të historive të nënshtresëzura, duke zbuluar se si e kaluara vazhdon të ndikojë të tashmen përmes vizatimeve delikate. Artan Peqini vjen me një qasje kritike ndaj nostalgjisë dhe realiteteve tona shoqërore, duke përdorur kualitetet piktorike si mjet për të dekonstruktuar autoritetin dhe modelin dominues. Albes Fusha ndërton tensione mes formës, materialit dhe perceptimit, duke dokumentuar në proceset fotografike tranzicionin e vlerave, që shpesh qëndron në mënyrën se si shohim dhe interpretojmë realitetin. Ardian Isufi ndërhyn në hapësirën simbolike përmes gjuhës konceptuale dhe ironisë, duke ekspozuar mekanizmat e kontrollit që fshihen pas shenjave urbane dhe diskursit publik. Kolazhet skulpturore të Fatmir Miziri evokojnë trans-materie që sendërtojnë jo thjesht objekte por artefakte në kontekste social-shoqërore të një poetike ndërvepruese.

“Soft Power” propozon artin si një fushë ndikimi të qetë por të thellë dhe si një hapësirë ku ndryshimi nuk imponohet por përthithet,..!

@magdesign.art #ardianisufiart

Date

18/03/2026
Kategorite

Location

"Mag Design Art" Tiranë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.