Ekspozita “TAL – Pop Up “Between Shores” nga Muhamet Spahiu
TAL – Pop Up
“Between Shores”
Exhibition by Muhamet Spahiu
Opening: Friday, 21 November, 6:30 PM
Dates: 22–30 November
Foyer of the National Theatre of Opera, Ballet, and Folk Ensemble
Tirana Art Lab is pleased to launch a new format, “TAL – Pop Up,” dedicated to promoting young and emerging artists in diverse spaces around the city. “Between Shores” marks the first solo presentation of the young Albanian-Italian photographer Muhamet Spahiu. Rooted in memory and movement, “Between Shores” unfolds through Spahiu’s lens as a meditation on belonging, spirituality, and the powerful beauty of daily life. The exhibition traces fragments of migration and identity — echoes of departure, transit zones, and arrival — mapping coordinates of faith and the infinite space beyond the material.
Based in the Apennines near Parma, Muhamet Spahiu is a visual artist and photographer of Albanian origin whose work emerges from a delicate balance between observation and introspection. His recent projects include participation in Les Balkannes in Paris, publication in Balkanism Magazine (Diversity as Strength), and collaboration with KreativeHouse for Festival delle Culture in Ravenna, in partnership with MAR Museum and Amnesty International Italy.
This project is supported by the Ministry of Tourism, Culture, and Sports. Tirana Art Lab sincerely thanks the National Theatre of Opera, Ballet, and Folk Ensemble for their collaboration.
Midis brigjeve
Ekspozitë nga Muhamet Spahiu
Hapja: E premte, 21 nëntor, ora 18:30
22–30 Nëntor
Holli i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Tirana Art Lab ka kënaqësinë të lançojë një format të ri, “TAL – Pop Up”, dedikuar promovimit të artistëve të rinj dhe emergjent në hapësira të larmishme nëpër qytet. “Midis brigjeve” shënon prezantimin e parë solo të fotografit të ri shqiptaro-italian Muhamet Spahiu. I rrënjosur në kujtesë dhe lëvizje, “Midis brigjeve” shpalos përmes lentes së Spahiut një meditim mbi përkatësinë, spiritualitetin dhe bukurinë e fuqishme të jetës së përditshme. Ekspozita gjurmon fragmente të migrimit dhe identitetit — jehona të largimit, zonave të tranzitit dhe mbërritjes — duke hartuar koordinatat e besimit dhe hapësirën e pafundme përtej materiales. Me banim në Apenine pranë Parmës, Muhamet Spahiu është një artist vizual dhe fotograf me origjinë shqiptare, puna e të cilit zhvillohet si rezultat i ekuilibërit delikat midis vëzhgimit dhe vetëanalizës. Projektet e tij të fundit përfshijnë pjesëmarrjen në Les Balkannes në Paris, botimin në Balkanism Magazine (Diversity as Force) dhe bashkëpunimin me KreativeHouse për Festivalin e Kulturës në Ravenna, në partneritet me Muzeun MAR dhe Amnesty International Italy.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve. Tirana Art Lab falënderon Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për bashkëpunimin e tyre.