
Ekspozita “Tirana nën lenten e zhanrit NOIR” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë
💥SAVE THE DATE!
📸Në kuadër të Konkursit të Fotografisë: Tirana nën lenten e zhanrit NOIR, më datë 19 maj, ora 19:00 do të çelet ekspozita 5-ditore me fotografitë e secilit prej konkurrentëve pjesëmarrës në konkurs. Do të jenë vetë vizitorët ata që do të kenë mundësinë të votojnë për fotografin e preferuar, duke e parë kryeqytetin nga një tjetër këndvështrim! 🖤
Një pjesë e 📍Qendrës së Artit AGIMI do të shndërrohet në ekspozitën fotografike, që vjen si një nga projektet afatgjata të Agjencisë së Industrisë Kreative.
Ju mirëpresim për të parë një Tiranë ndryshe, me shumë influencë kinematografike dhe nën kontrastin e lojës së dritë-hijes 😎
