Ekspozita “Wanderlust” nga Bashkim Ahmeti Izano te Galeria GOCAT
Gallery of Contemporary Art Tirana ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës “Wanderlust” të artistit Bashkim Ahmeti Izano.
“Marrëdhënia e Izanos me legjendat, figurat historike e kujtesën kolektive, është themelore për praktikën e tij artistike. Ai nuk i ilustron thjesht këto histori, por i transformon ato. Miti bëhet një hapësirë për krijim dhe gjetje, ku imazhet e njohura lëvizin mes ëndrrës dhe realitetit dhe marrin një karakter thellësisht personal, me një cilësi magjike.”
— Alkan Nallbani, kurator @nallbanialkan
📍 GOCAT, Piramida, Tiranë
📅 E mërkurë, 9 shtator
🕕 Ora 18:00
Ju mirëpresim!
🕰️ Orari i vizitave:
E martë – e diel
10:00–14:00
17:00–20:30
E hapur deri më 18 tetor 2026