Ekspozitë fotografike “Sparkle of Heritage” nga Xhemali Moku te “Tek Bunkeri”

“Sparkle of Heritage” është një udhëtim vizual drejt zemrës së një mjeshtërie që rreh ende si një puls i lashtë në komunitetin Egjiptian të Shqipërisë.
Këtu, zjarri nuk është thjesht nxehtësi është kujtesë. Metali nuk është vetëm material është rrëfim.
Përmes kësaj ekspozite, shpalosen për herë të parë portretet dhe lëvizjet e brezave të fundit të kovacëve, atyre që e kthejnë hekurin e kuqërremtë në vegla që punojnë tokën, në objekte që zbukurojnë shtëpitë dhe në forma që mbartin shpirtin e një tradite të lashtë.
“Sparkle of Heritage” është një thirrje për t’u ndalur dhe për të dëgjuar tingullin e kohëve të vjetra, për të parë një profesion që zhduket, por që ende shkëlqen si një xixëllimë kujtese. Një ftesë për brezat e rinj që kërkojnë rrënjët, identitetin dhe historitë që i kanë formuar.
Ky projekt mbështetet nga RYCO’s Western Balkans Youth Cultural Fund.
Ekspozita do te mbahet “Tek Bunkeri” më 4 Dhjetor ora 16:30
Regional Youth Cooperation Office – @rycowb
@auswaertigesamt
@tekbunkeri

Date

04/12/2025

Time

16:30

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

"Tek Bunkeri", Tirana

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.