
Ekspozitë personale e Shpresa Milaqi Bajko në Galerinë “Nikolet Vasia” Durrës
Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” ka kënaqësinë të ftojë artdashësit në hapjen e ekspozitës së radhës të piktores së talentuar Shpresa Milaqi Bajko.
🎨 Piktura e saj sjell ngjyra, emocione dhe rrëfime që prekin shpirtin, duke e bërë çdo telajo një udhëtim unik artistik.
Ekspozita sjell një përzgjedhje të veçantë të reth 95 veprave në vaj, akuarel dhe grafikë, ku ngjyrat, dritat dhe linjat shpalosin botën krijuese të artistes me ndjeshmëri e finesë.
📍 Vendndodhja: Galeria “Nikolet Vasia”
📅 Data e hapjes: 27 Gusht
⏰ Ora: 19:00
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik dhe të ndani magjinë e artit me ne! 🌿
