Ekspozitë personale “MAGJIA e VIZATIMIT” nga Gazmend Leka te Galeria e Arteve Shkodër
💣26 qershor ora 19:00
@galeria_e_arteve_shkoder
@bashkia_shkoder
Solo
@gazmendleka
@ermir.hoxha.7
🔴GAZMEND LEKA🔴
vjen me
MAGJIA E VIZATIMIT
Kuruar nga
Ermir Hoxha
MAGJIA e VIZATIMIT
Gjithçka nis me një vizë. Jo vetëm te vepra, por edhe te vetë njeriu. Që në fëmijëri, vizatimi shfaqet si një mjet i parë i të shprehurit. Fëmijët shkarravisin e vizatojnë duke projektuar botën e tyre të brendshme përmes figurave të thjeshta, por shpesh domethënëse. Kjo nuk është rastësi. Vizatimi është një akt i pastër, i çliruar nga gjykimi, një mënyrë për të komunikuar me ndjenjat përtej filtrit të arsyes. Si fëmijë, mësova të vizatoja para se të flisja. Para se të shkruaja, bëja vija, rrathë, spirale, derisa fokusova objektet. Ato vizatime i nxirrja jashtë pa filtra, pa dekor, pa bukuri të sforcuar. Ishin germat e para të të shprehurit…
GAZMEND LEKA