
“Etyd për dashurinë” në Shkodër
“Etyd për dashurinë” – vjen në Shkodër
Instituti Liberal Pashko ju fton në performancën skenike “Etyd për dashurinë”, me motive nga vepra “Romeo e Zhulieta” e William Shekspirit, interpretuar nga aktorët e rinj Daniela Sadja & Enis Demarku, me regji të Igli Zarka dhe muzikë të kompozuar nga Rona Castrioti.
Një shfaqje që sjell në skenë ndjeshmërinë, pasionin dhe tragjedinë e dashurisë, përmes një interpretimi emocional dhe të fuqishëm që fton publikun në një përvojë artistike unike.
🎭 “Etyd për dashurinë” është pjesë e një turi artistik që zhvillohet në Tiranë, Berat dhe Shkodër gjatë muajve qershor–shtator 2025.
🤝🏼 Performanca realizohet në bashkëpunim me:
MEKI | Qendra Rinore “Arka” | Akademia e Studimeve Shqiptare | UET Press | Gazeta Liberale | Revista Liberale
E mërkurë, 16 korrik 2025, Ora 20:00, 📍Qendra Rinore ARKA, Shkodër
