
Eventet e muajit shtator te “Vila 31 x Art Explora” Tiranë
Jemi të lumtur të rihapim hapësirën tonë pas pushimeve verore dhe t’ju prezantojmë programin publik për muajin shtator! Në bashkëpunim me partnerët dhe artistët tanë rezidentë, këtë muaj në Vila 31 x Art Explora do të ketë shfaqje filmash, masterklasa, biseda publike dhe punëtori për të gjitha moshat.
Oborri do të jetë i hapur çdo fundjavë 🍃
Të gjitha ngjarjet janë falas dhe të hapura për publikun – na u bashkoni!
