
Festa e Shegës në Lezhë
Festa e Shegës – 15 Tetor 2025
📍 Sheshi “Gjergj Kastrioti”, Lezhë
🕔 Ora 17:00
Ejani të festojmë së bashku Festën e Shegës, frutin e mrekullive, shëndetit dhe traditës sonë!
👨🍳 55 shefa të njohur kuzhine nga e gjithë Shqipëria do të jenë pjesë e një spektakli shijesh, duke sjellë për ju gatime unike me bazë shegën – të gjitha të ofruara për degustim falas nga publiku.
🎭 Festa do të shoqërohet me përformanca artistike, valle dhe atmosferë festive nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve dhe Eagle Dance.
🎤 Aktivitet me këngëtar të njohur nga Lezha,
🎙️ Si dhe i ftuar special në skenë: Mateus Frroku, që do të elektrizojë mbrëmjen me një koncert të paharrueshëm!
📸 Mos harroni të sillni miqtë dhe familjen për të shijuar ushqimin, muzikën dhe energjinë pozitive në zemër të qytetit tonë!
💬 Ju mirëpresim të gjithëve në këtë festë që i kushtohet një prej pasurive më të dashura të tokës sonë – shegës! ❤️
