FESTIVALI FOLKLORIK “BILBILAT E LABËRISË” – EDICIONI III në Tepelenë
FESTIVALI FOLKLORIK “BILBILAT E LABËRISË” – EDICIONI III 🎶
Tepelena do të vishet sërish me ngjyrat, meloditë dhe emocionet e trashëgimisë sonë më të bukur kulturore!
📅 E Enjte, 25 Qershor 2026
🕡 Ora 18:30
📍 Sheshi “Bajron”, Qendra e Qytetit Tepelenë
Në kuadër të Festivalit Folklorik “Bilbilat e Labërisë”, që këtë vit shënon edicionin e tretë radhazi, në Tepelenë do të mblidhen ansamble dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat e hapësirës mbarëshqiptare për të sjellë në skenë këngët, vallet dhe traditat më të vyera të kombit tonë.
Një mbrëmje e mbushur me art, kulturë, krenari dhe emocione ju pret në zemër të qytetit, ku zërat e bilbilave të Labërisë do të bashkojnë breza dhe troje shqiptare në një festë të madhe popullore.
✨ Bëhuni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, një spektakël që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë pjesëmarrësve!
Mirë se vini në Tepelenë, aty ku tradita këndon dhe kultura bashkon! 🇦🇱🎵🎤🎭