
Festivali Folklorik Polifonia Labe “Bilbilat këndojnë në Bënçë”
“Bilbilat këndojnë në Bënçë” – Në zemër të Labërisë, aty ku guri flet dhe kënga jehon ndër male, rikthehet festa e zërave të shumëfishtë të polifonisë labe!
Gjatë dy ditëve do të ngjiten në skenë dhjetëra artistë popullorë, grupe polifonike dhe saze, për të sjellë trashëgiminë tonë shpirtërore me krenari dhe emocion. Kjo ngjarje kulturore lidh brez pas brezi dhe shpalos pasurinë e pashoqe të identitetit tonë.
