“Festivali i Teatrit të të Rinjve ACT+” Korçë
Nga data 10 deri më datë 14 nëntor, Teatri “Andon Zako Çajupi” mirëpret Festivalin e Teatrit të të Rinjve ACT+, ku talentet e gjimnazeve të qytetit do të ngjiten në skenë për të interpretuar disa nga veprat më të njohura, jo vetëm të repertorit shqiptar, por edhe atij botëror.
Për pesë ditë me radhë, teatri do të mbushet me energjinë, emocionin dhe pasionin e brezit të ri për artin skenik. 🎬✨
Ejani të mbështesim të rinjtë tanë dhe të shijojmë së bashku magjinë e teatrit! ❤️