“Festivali i Yjeve” në Librazhd
Pas suksesit të dy edicioneve të mëparshme, “Festivali i Yjeve” rikthehet për vitin e tretë radhazi në Fushë Studën.
Më 21 gusht 2026, ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje magjike nën qiellin me yje, mes natyrës së mrekullueshme të Parkut Kombëtar “Shebenik”.