dance festival, tirana

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit – “Mont Ventoux” nga Kolektivi “Korsia”

Kolektivi KOR’SIA, në një udhëtim humanist në Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit në Tiranë.
I frymëzuar nga “Ngjitja në Mont Ventoux” e Petrarkës, KOR’SIA sjell një shfaqje që eksploron sfidat bashkëkohore përmes mësimeve të së kaluarës. Duke interpretuar këtë rrëfim të vitit 1336, ata propozojnë një rigjallërim të vetes dhe të planetit, duke besuar se gjithçka mund të kapërcehet me vendosmëri.

Ndërsa largohen nga mesjeta drejt një epoke të re humanizmi, ata nënvizojnë rëndësinë e mësimeve historike për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Në kohë të ndryshimeve të shpejta, kjo shfaqje është një thirrje për të rigjallëruar veten dhe botën tonë.
🙌🏻Mos e humbisni këtë eksperiencë unike në TKOB!

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

Date

26/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart