
“Festo n’Mirditë”
Festo n’Mirditë 🎉
Në kuadër të projektit “Mirdita–Junik”, në datat 17-18 tetor 2025, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe natyrore që synojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar mes Bashkisë Mirditë, Shqipëri dhe Komunës së Junikut Kosovë. 🇦🇱 🇽🇰
Gjatë dy ditëve të aktivitetit, të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë:
•Koncert në fshatin Domgjon.
•Panair të artizanëve në sheshin “Abat Doçi”, Rrëshen.
•Aktivitet kulturor në ish-burgun politik të Spaçit.
•Vizitë në kishën e T’Shëlbuemit, Rubik.
•Koncert recital pranë InfoKullës, Rubik.
Aktivitetet zhvillohen në kuadër të projektit “Mirdita–Junik”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA CBC Shqipëri–Kosovë dhe zbatohet nga CHwB Kosovë, Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Qendra UET. 🇪🇺
