
Film për luftën kundër trafikimit të personave në Shkodërr
🎬 Me krenari dhe dashuri të madhe, ju ftojmë të zbuloni një krijim të veçantë, një film me metrazh të shkurtër, të punuar me përkushtim nga të rinjtë e Qendrës Rinore “Atelie”.
🎥 Ky film sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi trafikimin e qenieve njerëzore, një problem që prek shoqërinë tonë, dhe për të cilin të rinjtë tanë kanë ngritur zërin.
🌟 Ejani dhe bashkohuni me ne për këtë moment unik, ku arti dhe ndërgjegjësimi ndërthuren për të sjellë ndryshim!
👉Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese që Bashkia Shkodër po zhvillon në kuadër të “Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave”.
📅 Data: 18 Tetor 2024
📍 Vendi: Qendra Rinore Atelie
⏰ Ora: 12:00
🤝 Mos e humbisni!
