
Film “The cyberbully” te “Tek Bunkeri” Tiranë
Në kuadër të bashkëpunimit mes @eugenius.foundation Foundation dhe @scidev.center , ju ftojmë në një mbrëmje të hapur kinemaje me qëllim ndërgjegjësimin për një nga fenomenet më shqetësuese të kohës sonë siç është cyberbullying.
🎥Filmi që do të shfaqim na vë përballë realiteteve shpesh të heshtura që ndodhin pas ekranit të telefonit apo kompjuterit. Një histori e fuqishme që hedh dritë mbi pasojat psikologjike dhe sociale të bullizmit online, veçanërisht tek të rinjtë.
🎞 Pas filmit, do të kemi një diskutim të hapur me pjesëmarrësit, ku do reflektojmë së bashku për ndikimin e fjalëve, përgjegjësinë që kemi në hapësirat dixhitale dhe rolin që secili prej nesh mund të luajë në ndërtimin e një ambienti më të sigurt online.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar edukimin mbi bullizmin digjital, aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të reaguar ndaj formave të dhunës që nuk duken, por lënë gjurmë të thella.
🔗Linkun për Regjistrim mund ta gjeni në bio!
‼️Afati i regjistrimeve është deri më 28.07.2025, ora 12:00.
