
Filmi i restauruar “Ngadhnjim mbi vdekjen” te Kinema “Millenium” Tiranë
👉 25 mars 2025, ora 19:00 📍 Kinema Millennium
❤ 58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani.
🙏 I restauruar nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit me mbështetjen e ABI Bank dhe Harabel Contemporary Art Platform, ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke ri-vlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit.
Ju ftojmë në kinema Millennium ta shijomë të gjithë bashkë filmin në ekranin e madh, ashtu siç duhet, në cilësi maksimale të figurës dhe zërit.
🆓 Hyrja e lirë!
NGADHNJIM MBI VDEKJEN
Producent: Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë, 1967.
Skenari: Peçi Dado, Gëzim Erebara, Piro Milkani
Regjisorë: Gëzim Erebara, Piro Milkani
Operator: Saim Kokona
Kompozitor: Feim Ibrahimi
Piktor: Ksenofon Dilo
Operator zëri: Xhevat Behri
Drejtor filmi: Todi Bozo
Në role: Eglantina Kume (Mira Korani), Edi Luarasi (Afërdita), Naim Frashëri (Hans von Shtolc), Rikard Ljarja (Perlat Pëllumbi), Sheri Mita (Villi Heller), Timo Flloko (Fatosi), Demir Hyskja (Zihni Shaqiri), Andon Qesari (Skënderi), Antoneta Fishta (nëna e Mirës), Drita Haxhiraj (Violeta), Pandi Raidhi (xha Telo).
